Shkoi për fushatë, Albin Kurti qëllohet me vezë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt. Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

Në një video të siguruar nga Gazeta Express, këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë kreun e VV-së, i cili kishte shkuar atje për fushatë.

Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.
Albin Kurti u përjashtua nga zgjedhjet e 14 shkurtit me vendim të prerë nga Gjykata Supreme në Kosovë. Por pavarësisht kësaj ai është shprehur i vendosur për të vazhduar fushatën elektorale.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar së fundmi që do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë vendimin e Supremes ku ndalonte kandidimin e disa prej kandidatëve të saj, mes tyre edhe Albin Kurtin.

Loading...