Shkon me pushime në Dhërmi, infektohet me Covid djali i drejtuesit të lartë

Në orët e fundit janë konfirmuar dy raste të reja infektimi me koronavirus në Sarandë.

Sipas burimeve thuhet se njëri rast ka rezultuar në fshatin Fushë-Verri të Delvinës, ndërsa tjetri është evidentuar në Sarandë.

Rasti i fundit mësohet se është një djalë i ri, që është i biri i një drejtuesi të lartë në kryeqytet.

Deklarohet se i riu ka qenë me pushime në Dhërmi dhe ka shkuar në Sarandë për të bërë tamponin, pasi aty ka edhe një banesë.

Loading...