Shkon në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë

Ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë, ndërsa të tjerë qytetarë janë paraqitur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në spital.

Mes personave që janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spital janë edhe dy fëmijë dhe katër të rritur.

Pavarësisht se situata është alarmante, derimë tani asnjë person nuk është vënë përpara drejtësisë, dhe nuk ka pasur një reagim serioz nga ana e institucioneve. Duke folur për Fax Neës mjeku Ramazan Ceni thote se shkak është bërë uji, ndërsa fluksi vazhdon.

Ka raste që është paraqitur e gjithë familja në spital me simptomat e helmimit, me të vjella dhe dhembje barku. Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë edhe furrë buke, apo keqberës të tjerë, shkaqet për këtë helmim masiv, shkruan faxweb.

‘’Të gjithë në familje jemi me dhimbje barku, gruaja dhe vajza janë më keq”, shprehet një prej banorëve që gjendet në spitalin e Bulqizës

Loading...