Shkon në 45 numri i të prekurve në Itali – Koronavirusi përhapet me shpejtësi

Personat e prekur nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të frikshme gjatë kësaj të shtune.

Siç raportojnë me mediat italiane deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 45, ku 36 raste janë në Lombardi ndërsa 9 të tjerë janë regjistruar në Veneto.

Deri më tani në shtetin fqinj janë shënuar dy viktima një në Veneto ndërsa viktima tjetër vdiq këtë mëngjes në Lobardi. Ndërkohë Italia ka marrë masa të rrepta për sa u përket kontrolleve në të gjitha pikat kufitare dhe doganore për të parandaluar përhapjen në masë të këtij virusi.

Numri i viktimave të shënuar në të gjithë botën përllogaritet në 2360, ndërsa të infektuar janë 77.662 të tjerë. Ndërkohë Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, shkroi në Twitter se në 80% të rasteve infeksioni me Coronavirus është i butë, në 20% kritik; ndërsa në 2% të rasteve të raportuara, “virusi është fatal”.

Loading...