Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit nga Elbasani, Dhimo Tarusha.
Mësohet se Tarusha ishte i shtruar në spital prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19.
Vajza e të ndjerit ka publikuar nje mesazh prekës.
“Më këpute krahët o ba… Pse me le kaq herët.. Nuk te erdhi keq per mua e Benin.. Ma copetove shpirtin.. U ngjite lart u bere engjell, zoti te donte prane o babi shpirt, o babi xhan. Ti ishe forca ime, ishe muza ime, ishe buzeqeshja ime… Te qofte dheu i lehte, o krenaria ime!”, shkruan vajza e tij
CILI ËSHTË DHIMO TARUSHA
Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane. Krahas kësaj ai përfshin në krijimtarinë̈ e tij edhe fushën e monografive letrare dhe jetëshkrimeve për personazhe të shquar të komunitetit vllah e më gjerë.
Në të gjithë krijimtarinë̈ e tij novelisti e romancieri ka vënë në fokus zhvillimet historiko-sociale, psikologjike e botëkuptimore, në fushën e traditave, zakoneve dhe gjuhës së elementit vllah, duke e lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptar, të shoqërisë shqiptare në përgjithësi me të cilin kjo etni është integruar, duke u bërë pjesë organike, por edhe origjinale dhe e pandarë e saj.