Ismail Kadare lindi në vitin 1936 në Gjirokastër, ku kreu arsimin e mesëm. Në vitin 1958 u diplomua në degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës e më pas vazhdoi studimet për dy vjet në Institutin “Gorki” në Moskë. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi (“Frymëzime Djaloshare”, “Përse mendohen këto male” etj).
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) përbën veprën e konfirmimit të talentit të tij.
“Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “ Kush e solli Doruntinën” etj., janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme që përbëjnë krijimtarinë e tij letrare.
Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Që nga vitin 1994 I. Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është laureat i shumë çmimeve. Në 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. I. Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera. /atsh/