Një automjet u shkrumbua nga zjarri pasditen e se shtunes pasi mori flakë në ecje e sipër në aksin Levan- Ura e Mifolit.
Drejtuesi i automjetit tip “Reno” me targa AA001DM dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mundur të dalin në kohë nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.
Informacioni paraprak i policisë:
Sot rreth orës 17:50, aksin rrugor Fier-Vlorë, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.X., 28 vjeç, banues në Novoselë, Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...