Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Lushnje.
Për pasojë është djegur totalisht mjeti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. E pranishme është edhe policia, e cila sqaron se autobusi është përfshirë nga flakët si pasojë e një problemi teknik.
Pamjet e momentit janë publikuar nga rrjetet sociale nga ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe faqja “Aksidente Rrugore”.
Njoftimi i policisë
Kavajë/Informacion paraprak Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.