Një zjarr ka rënë sonte në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.
Mësohet se zjarri ka rënë ditën e sotme në banesën e Vezire Jaupaj 75 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar zjarrit masiv.
Ndërkohë, sipas një denoncimi të banorëve, zjarrfikëset kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit, janë konstatuar dëme të konsiderueshme.
Mendohet se shkak i këtij zjarri është bërë një shkëndijë elektrike në pajisjet e banesës.
Loading...