Shkrumbohet shtëpia, shpëtojnë mrekullisht çifti i bashkëshortëve

Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit.

Në të banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrëfikëses nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit

Loading...