Dy të rinj irlandezë u gjetën të vdekur në ishullin e Ios në Greqi, teksa kishin shkuar aty së bashku me shokët e klasës për të festuar diplomimin e shkollës së mesme.
Tragjedia u shënua të dielën, ku njëri prej të rinjve u gjet i vdekur mbi një shkëmb në zonën e Germanolit nga autoritetet greke.
I riu irlandez, i cili ishte në Ios me 69 shokët e tij të klasës nga Kolegji St Michael, dyshohet se konsumoi sasi të mëdha alkooli dhe gjatë kthimit për në hotel ka rënë nga shkëmbi duke përplasur kokën.
Sakaq i riu tjetër Andreë O’Donnell, pësoi një krizë në zemër, teksa mësoi lajmin për vdekjen e shokut të tij. 18-vjeçari vuante nga probleme kronike në zemër dhe nuk mundi dot ta përballonte ndarjen nga jeta të shokut.
Një udhëtim festiv i shndërruar në tragjedi për shkollën irlandeze.
Ministria e Punëve të Jashtme të Irlandës konfirmoi vdekjen e dy të rinjve.
“Ministria e Jashtme është në dijeni të rastit dhe po ofron asistencë konsullore.
Si në të gjitha çështjet konsullore, departamenti nuk komenton detajet e rasteve individuale ”, tha zëdhënësi për Irish Independent.