Shmanget për fat të mirë tragjedia në Vlorë, 46-vjeçari nxorri pistoletën për të vrarë vëllain e tij

Policia e shtetit ka parandaluar një tragjedi brenda familjes në Vlorë, pasi ka arrestuar në flagrancë 46 vjeçarin banues në Vlorë.

Shtetati me iniciale I.T pas një konflikti me vëllain e tij, shetatin A.T, 55 vjeç ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...