‘Shmangni lëvizjet e panevojshme’/ Bashkia e Vlorës thirrje urgjente qytetarëve

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, për shkak të motit të keq.

Mbrëmjen e sotme, qytetet në jug dhe jug-lindje të vendit janë prekur nga moti me rreshje të dendura shiu, erë dhe vetëtima.

Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Loading...