Shoferi e pëson keq, manovra të rrezikshme në mes të qytetit

Pas postimit në rrjete sociale të një video ku shihej mjet tip ‘Fuoristradë’ teksa bën shkelje dhe manovra të rrezikshme në qytetin e Hasit, shoferi e pëson keq.

Mësohet se shërbimet e DVP Kukës kanë ndaluar mjetin dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit me masë administrative 40 mijë lekë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ndaj dy punonjësve të policisë që nuk kanë reaguar ndaj shkeljes, ka filluar ecuria disiplinore për shkelje të rëndë disiplinore bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, për mos ushtrim të atributeve dhe kompetencave.
(/BalkanWeb)

Loading...