Shoferi i kapur në Durrës habit hetuesit/ ‘Nuk e di kush futi 500 mije euro në kamionin tim’

Shoferi i kamionit ku u gjetën gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit, ka mohuar se ka dijeni për paratë.

Para policisë Andon Thanasi kërkoi të kotrollohen kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit, por edhe nga vendi ku u nis kamioni në Itali.

Sipas 56-vjeçarit, paratë mund të jenë fshehur brenda kamionit nga personat që janë marrë me ngarkesën, ose gjatë kohës që mjeti ndodhej në Portin e Barit.

Policia dhe prokuroria dyshojnë se kemi të bëjmë me një skemë të vjetër për sjelljen në Shqipëri të e parave që fitohen nga aktivitetet kriminale.

Autoritetet shqiptare kanë lajmëruar homologët italianë, të cilët do të verifikojnë cila ishte kompania dhe personat që punuan me ngarkesën.

Në Shqipëri po hetohet edhe kompania e fasonerisë që kishte porositur materialet.

Rreth 500 mijë euro u zbuluan nga strukturat doganore në Durrës, pas kalimit në skaner të kamionit. Paratë ishin të prerjeve të vogla, që ka shtuar dyshimet se mund të vijnë nga aktiviteti i shitjes së drogës.

Loading...