Shoferi u kap me drogë në makinën e bashkisë, Majlinda Bufi: Qytetari dixhital nuk e fiton Roskovecin

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, reagoi në lidhje me drogën e gjetur në makinën e përdorur nga shoferi i këtij institucioni, i cili është edhe nipi i bashkëshortit të saj.

Bufi shkruan se burimet njerëzore apo materiale të institucionit nuk shkelin ligjin, dhe se për ndalimin e shoferit të bashkisë ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.

Sipas saj, qytetarët dixhitalë të cilët sajojnë gënjeshtra, nuk do të fitojnë më shumë vota dhe as Roskovecin.

Postimi në Facebook

Deklaratë!

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit :

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje

Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec

Loading...