Shokon Goxhaj: Unë ju thashë do ju vras,kërcënojini doktorët mos të guxojnë t’ju afrohen

Jo pak shokuese ka qenë deklarata e Avokatit Altin Goxhaj ne një intervistë televizive, teksa bën thirrje që të kundërshtoni me çdo kusht testimin për Covid-19.

Gjatë intervistës së “Faxweb”, Goxhaj u shpreh se koronavirus është shpikje për shpopullimin e botës.

Për më tepër avokati thotë se nëse u afrohen mjekët për t’u bërë testin kërcënojini me “thika, hanxharë e çfarë të keni.”

Deklarata e Altin Goxhaj:

“I dhanë një lëpirëse dhe lëpiu një lëpirëse. Kur më mori mua në telefon Ismet Drishti për të më futur në kurth në kamera, dhe më futi në kurth, se unë e besova se ishte direkt Instituti i Shëndetit Publik, unë i dhashë përgjigjen standarte që duhet t’i japë çdo shqiptar, i thashë “guxo dhe afrohu se do të të vras, guxo dhe afrohu se do të të vras”.

Sepse dy duar për një kokë janë, dhe koncepti kush është, koncepti që ta kenë parasysh të gjithë. Kur ju marrin në telefon këta të Institutit të Shëndetit Publik, thojini që na e sillni me shkresë. Dhe bëni gati thika, hanxhare, ça të keni sepse ata që po vijnë, po vijnë për t’ju shpikur juve koronavirusin.

Sepse si iu gjetën juve. Në çfarë forme ju marrin në telefon? Në çfarë mënyre e kanë si “story” ju marrin në telefon. Kjo është pikërisht ajo që iu bënë vëllezërve Budina, që ishte një pisllik i madh. Prandaj dhe unë po ju them, kini parasysh një gjë të tillë, dhe fiksoheni këtë gjë, kërcënojini doktorët mos të guxojnë t’ju afrohen. Sepse është i gjithë plani i këtyre, një vrasje kolektive që u bëjnë njerëzve.”

Loading...