Shoku i Aldi Ramës rrëfen jetën e vështirë të 21 vjeçarit: Prindërit i ka të divorcuar, babai i tij ka kryer masakër me motosharrë…

Shoku i Aldo Ramës, 21 vjeçarit që që lloi për vd ekje efektivin e Policisë Saimir Hoxha paraditen e djeshme, thotë se ai ka pasur një jetë të vështirë. Prindërit i janë divorcuar ka treguar shoku i të riut, duke mos pranuar të identifikohet, ndërsa ka shtuar se Aldo Rama ka qenë në bu rg për dy episode të ndryshme.
“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në bur g, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dhe në 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në bu rg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në bu rg ka vr arë një grek e ka ma sakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai për Report Tv.

Rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, Policia njoftoi se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes Aldi Rama. Edhe pse nuk është saktësuar ende, dyshohet se gjatë tentativës për t’iu ikur Forcave Speciale, pistoleta Tokarev që Aldi Rama mbante me vete bëri qitje dhe ai mori një plumb në kokë.

Shoku i 21 vjeçarit thotë se nuk beson që ai ka vr arë veten.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fisteku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vr arë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete.
Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë.

E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka tr ondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar”, ka shtuar më tej shoku i Aldo Ramës.

Loading...