Një video tmerruese po gëlon rrjetin, në Greqi, teksa një çift bashkëshortësh të moshuarisht rrihen brutalisht nga djali i tyre 50 – vjeçar.
Siç duket abuzimi ndodh për shkak të diferencave financiare mes 50-vjeçarit dhe prindërve të tij.
“Kjo situatë ka rreth 10 vite. Djali dhe nusja shkojnë në banesën e babait të tyre dhe me qëllime të ndryshme duke i kërcënuar fillojnë t’i rrahin, thyejnë dhe shkatërrojnë shtëpinë duke kërkuar para. Dje edhe nusja ka ardhur e vetme, i ka rrahur, i ka goditur aq sa kanë shkuar në spital”, ka treguar një i afërm i të moshuarve duke folur për Mega.
Familjarët tregojnë se kjo ka ndodhur 10 vitet e fundit, por shteti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar dy të moshuarit. Madje, ata theksojnë se kanë ngritur padi, ndërkohë që kanë shkuar tre herë në Prokurori.
“Kjo është dhunë nga djali i çiftit. Ata kanë një djalë tjetër. Ky djalë nuk ka punuar kurrë dhe ka 10 vjet që kërkon para nga babai i tij. Burri jeton me një pension dhe djali dhe nusja e tyre kanë gjetur shumë mënyra për t’i detyruar t’i japin pensionin. Ajo që të gjithë kemi frikë është më e keqja që mund të ndodh. Ata kanë gjetur një mënyrë dhe hyjnë çdo ditë në shtëpi, të cilën e kanë dëmtuar dhe shkatërruar”, shtoi një i afërm.