Shoqata Atdhetare Kulturore “Shqipëria” i dhuron Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” libra me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës (foto)

“Të duash librin, do të thotë të duash jetën, të duash të vërtetën”.Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës,🇦🇱 Shoqata Atdhetare Kulturore”Shqipëria”🇦🇱 i dhuroi Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” libra të zhanreve të ndryshme, romane, tregime, novela, fabula, vëllime poetike, vepra historike, esse dhe enciklopedi, duke e pasuruar më tej fondin e bibliotekës publike, e cila, çdo ditë është në dispozicion të lexuesve të grupmoshave të ndryshme, miqve të përhershëm të librit.Dhurimi i librave u mundësua nga bashkëpunimi i Shoqatës”Shqipëria”nën kujdesin e veçantë të kryetarit të shoqatës, Ilirjan Dhima, me Shtëpinë Botuese”Bota Shqiptare”, me president z.Genti Gjonaj.Shoqata ” Shqiperia”,duke e ruajtur strategjine e bashkepunimit me njerez te artit dhe kultures,siç eshte dhe Mjeshtri i madh Z. Kujtim Gjonaj regjizor,Personalitet i shoqata ” Shqiperia”,vazhdon pasurimin e bibliotekave te qytetit. Të pranishëm në takimin e organizuar në mjediset e bibliotekës së qytetit, drejtorja e institucionit, Elma Rama, e cila shprehu falenderime për gjestin e dhurimit të numrit të konsiderueshëm të librave, nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro, drejtori i Q.A.K-së, Skënder Spahiu, kryetari i Partisë Socialiste, Anduel Tahiraj, përfaqësues të Këshillit Bashkiak ,kryetari i PEISH dega Vlore Azem Haliti,dhe dashamirës të librit.Në fokus të takimit, ku u respektuan me korrektësi rregullat e distancimit kushtëzuar nga situata, fokusi u vendos në vlerën e librit dhe në gjetjen e mekanizmave të duhur për t’i motivuar të rinjtë për të lexuar më shumë.Në diskutimet e të ftuarve u theksua puna serioze që duhet të bëhet nga të gjithë, nga familja, institucionet arsimore dhe shoqëria për të sensibilizuar të rinjtë dhe fëmijët mbi vlerat e librit, si porta kryesore drejt suksesit.Sfida kryesore e mbarë shoqërisë mbetet qasja drejt librit, sot, kur bota teknologjike gëlon nga informacioni.Të ftuarit, duke falenderuar shoqatën “Shqipëria” për kontributet e veçanta në promovimin e vlerave dhe si nismëtare e projekteve mjaft rezultative, theksuan se duhet të vijojnë bashkëpunimet institucionale me qëllim kultivimin e dashurisë pēr librin veçanërisht te fëmijët.Ky është dhe një nga misionet kryesore të Shoqatës Atdhetare Kulturore”Shqipëria”, e cila ashtu siç pohoi dhe kryetarja e shoqata ” Shqiperia” Vlore,znj.Edlira Kapllanaj, do të vijojë misionin e vet për përçimin e vlerave më të mira të kombit tonë, siç është dhe dashuria për librin, për gjuhën shqipe, si një tregues i identitetit tonë kombëtar, kudo ku jetojnë e punojnë shqiptar, kudo ku gëlon magjia e gjuhës shqipe.🇦🇱Pasditja mjaft e këndshme në mjediset e rikonstruktuara të Bibliotekës Publike”Shevqet Musaraj” u mbyll me një kafe miqësore, ku diskutimi i fokusuar rreth librit u kthye në një dëshirë të përbashkët për të tjera bashkëpunime rezultative për komunitetin mes Shoqatës Atdhetare Kulturore “Shqipëria” dhe të gjithë aktorëve të qytetit.
Shoqata ” Shqiperia” si nje e tere,do te vazhdoje rrugetimin e saj per te pajisur dhe pasuruar bibliotekat me libra artistike.

Loading...