Shoqata “Vëllezërit Frashëri” nderon gazetarin Marin Mema,në ditën e lindjes së Naimit!

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në fshatin Frashër, shoqata atdhetare mbarë kombëtare, vëllezërit Frashëri ka vlerësuar me një çmim të veçantë mirënjohjeje gazetarin e Top Channel, Marin Mema.

Vetë realizuesi i ciklit “Gjurmë Shqiptare” theksoi se Shqipëria i ka ëe gjitha mundësitë të ecë përpara, por ajo deri më sot sipas tij është zënë për fyti nga politikat antikombëtare .

“ Në fakt Shqipëria në tërësi është një vend i pasur, është një vend që ka naftë, një vend që ka krom, një vend që ka hekur- nikel, një vend që ka bakër, një vend që ka ujë, ka histori, trashëgimi, kulturë, ka pafund njerëz që e duan këtë vend, por për fat të keq të gjitha këto pasuri keq administrohen, keqpërdoren, dhe kjo është e pafalshme.

Për këtë më dhemb vendi im”, shprehet gazetari Marin Mema.

Një çmim i veçantë pas vdekjes është dhënë për Baba Reshat Bardhin, që ka qenë për një kohë të gjatë kryegjyshi botëror i Bektashinjëve dhe një nder për simbolet e ringritjes së tyre pas periudhës së diktaturës.

Po kështu është vlerësuar gazetari Kristo Mertiri dhe poeti Sami Velçani .

Ne ceremoninë e organizuar në përvjetorin e lindjes së poetit të madh, Naim Frashëri, morën pjesë intelektualë të fushave të ndryshme, miq nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe banorë të Frashërit.

Të gjithë folësit kërkuan nga qeveria shqiptare të kthejë sytë nga Frashëri, që sot po braktiset plotësisht për shkak të mungesës së rrugës, të restaurohet shtëpia muze dhe kjo qendër të bëhet pjesë e projektit të 100 fshatrave.

Loading...