Shoqërimi i Indrit Dokles/ Policia del me njoftim zyrtar, ja kush ishte me të në makinë

Ditën e djeshme Indrit Dokle është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati ndërsa në makinë ka qenë edhe Gentian Reçi, kunati i Dokles. Të tre lëviznin me një mjet të blinduar.

Fatjon Murati është person i shpallur në kërkim për armët e gjetura disa muaj më parë pranë zonës së Tegut.

Ndërkohë Reçi e Dokle, u morën në pyetje nga prokuroira e Kurbinit për atentatin e trefishtë në urën e Fushë-Krujës.

Policia ndërkaq ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimet e sotme. Policia bën me dije se ka marrë informacion se Murati i shpallur në kërkim, lëvizte me automjet dhe pas kësaj u bë e mundur ndalimi i tij.

Njoftimi i policise:

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udh

Loading...