Shoqërohet sërish në komisariat Deizi Arapi, e pëson keq dhe shefi i krimeve

Shefi i krimeve në komisariatin e Devollit është vendosur nën hetim, duke u pezulluar nga detyra.

Mësohet se ky vendim ka ardhur pas denoncimit të bërë nga Marsel Buçi, i cili ka pretenduar se ai e ka goditur në zyrën e tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në polici është shoqëruar po ashtu edhe Deizi Arapi, pasi nisjes së hetimeve për djegien e makinës së Buçit.

Mësohet se shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë./Shqiperiaime

Loading...