Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi, mëngjesin e sotëm.
Sipas gazetareve te Vlores, një kamer sigurie e vendosur pranë vendit të ngjarjes ka filmuar autorin.
Një makinë ka hyrë kundravajtje në rrugicën ku ndodhej e parkuar makina me targë AA 583OO, e prokurorit Kuliçi.
Nga makina ka zbritur një person i maskuar, i cili i është afruar makinës së prokurorit dhe ka hedhur sasinë e eksplozivit.
Rreth 20-30 sekonda më pas ka shpërthyer eksplozivi duke dëmtuar makinën e prokurorit.
Pasi ka hedhur eksplozivin, autori është rikthyer te makina me të cilën erdhi dhe është larguar nga e njëjta rrugicë në lagjen “28 nëntori”, njoftoi top channel.