Shpallet i pafajshëm nga gjykata, babai që vr.au vajzën dhe dhëndrin

Shqiptari që u arrestua për vrasjen e vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj mëngjesin e Vitit të Ri është shpallur i pafajshëm për shkak të problemeve mendore.

I akuzuari Osman Shaptafaj tha se nuk ishte fajtor për vrasjen e Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar ndërsa ata po hynin në shtëpinë e familjes Musai, ku kishin jetuar në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Cifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur dyshohet se janë qëlluar nga prapa në derën e përparme.

Ai u shfaq me skype për seancën gjyqësore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.

Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne, pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.

Loading...