Shpallet në kërkim i riu që dhunoi mjekun

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në spitalin e Lezhës ku mjeku dermatolog, Zef Doda është dhunuar nga një 24 vjeçar.
Sipas infromacioneve bëhet e ditur se 24-vjeçari me iniciale E.Ll ka goditur me sende të forta mjekun duke i shkaktuar fraktura në nofull.
Për këtë aryse mjeku është derguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

Loading...