Shpallet në kërkim modelja e njohur,”koka” e një k arteli d roge

Policia është vënë në kërkim të një modeleje të njohur në Instagram, e cila dyshohet se drejton një kartel vrasësish dhe droge dhe në këtë mënyrë siguron të ardhurat e saj. Jennifer Rovero, një influencuese me 17,200 ndjekës në Instagram, thuhet se drejton bandën që ushtron aktivitetin e saj në komunat e Paranagua dhe Matinhos në shtetin brazilian të Parana.

Sipas Policisë, banda e Rovero është e lidhur me një numër vrasjesh në rajon, të cilat kanë ndodhur të gjitha gjatë vitit të kaluar. Mediat lokale të lajmeve raportojnë se banda përbëhet nga 21 anëtarë, 17 prej të cilëve tani janë prapa hekurave.

Të 17-të u arrestuan të enjten e kaluar (21 tetor) nga PCPR. Kryehetuesi i policisë Rodrigo Brown tha: “Ne kemi vërejtur që nga fillimi i vitit një rritje të numrit të vrasjeve këtu në rajonin e Paranagua, në bregdet. Krimet e dhunshme, të kryera gjithmonë në mes të ditës dhe kjo tërhoqi vëmendjen e Sekretariatit të Sigurisë dhe Departamentit të Policisë Civile.
JOQ Albania

Loading...