Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 60-vjeçar dhe ka proceduar penalisht tre shtetas të tjerë. U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, për motive të dobëta ka g oditur me grusht shtetasin F. Z.
Nga specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u procedua penalisht shtetasi I. H., 61 vjeç pasi ka g oditur me sende të forta kunatën e tij. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. T., 65 vjeç dhe E. T., 39 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta dyshohet se kanë k anosur për jetën shtetasin V.C.
Ndërkaq, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e K rimit Ekonomik në DVP Fier u referuan materialet në Prokurori për shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe, pasi nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” , të cilin shtetasi K. S e ka porositur nga interneti në kompaninë që administrohej nga kjo shtetase dhe ka bërë pagesën nëpërmjet bankës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme