Policia e Tiranës shpalli në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
I dyshuari Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Nga hetimet e deritanishme si edhe nga kqyrja e vendngjarjes rezulton se punonjësi i Gardës bashkë me persona të tjerë kanë sulmuar dhe kanë qëlluar shtetasin Ismet Llesho.
Loading...