Ndodhet në afërsi të fshatit Velçë, komuna Brataj në rrethin e Vlorës.
Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë.
Është horizontale, me zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj.
Gjatësia e saj është disa dhjetra metra. Lartësia e gjerësia janë mesatarisht 5 – 7 m.
Njihet si vendbanim i neolitit, të vërtetuar nga gërmimet arkeologjike para viteve ’40 e shek XX dhe më von. Qeramika e gjetur aty është e ngjashme me atë të Maliq I – Kamnik.
Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike.
Është me kate dhe duhet eksploruar dhe kthyer në të vizitueshme.
Loading...