Shpendi i rrallë për Shqipërinë shfaqet në lagunën e Nartës

Vrojtime shumë interesante vijnë sërish nga zona e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Studiuesit tanë kanë hasur këtë vit, si asnjëherë më parë në dijeninë tonë, grupe shtegtare të çafkës së purpurt (Ardea purpurea).

Ky lloj është përgjithësisht tepër i ndrojtur dhe kërkon hapësira shumë të qeta dhe që ofrojnë mundësi të mira për t’u fshehur dhe ushqyer.

Pa dyshim, edhe pse shumë të vogla, këto hapësira mund të gjenden ende në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe fakti i vëzhgimit të çafkës së purpurt e vërteton këtë.

Ky lloj aktualisht nuk folezon në vendin tonë por shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti; Vjosë-Narta ofron habitate të përshtatshme që ky lloj të zgjedhë për të ngritur foletë e tij.

Por nëse planet për zhvillimin e infrastrukturës gri në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë vazhdojnë të pandryshuara nga autoritetet përkatëse, qetësia në këtë Zonë të Mbrojtur do të zhduket dhe gjasat që kjo çafkë e mrekullueshme të folezojë këtu në të ardhmen do të reduktohen në mënyrë të ndjeshme, njoftoi Protection and Preservation of Natural Environment in Albania.

Loading...