Dy të mitur shqiptarë janë arrestuar nga oficerët e Policisë së Shtetit në Ragusa në qendrën historike të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Të dy shqiptarët u kapën nga agjentët ndërsa po i shisnin drogë një të mituri tjetër.
Vëmendja e agjentëve u përqëndrua më pas në një shtëpi në qendër ku agjentët vunë re autorin e krimit të tregtisë së drogës ndërsa po largohej dhe kështu vendosën të kryejnë një kontroll.
Hetimi bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e 350 gramëve marijuanë dhe materialit të përdorur për paketimin e drogës në doza.
Loading...