Shpërthen autoboti në Itali, humbin jetën dy persona

Dy persona humbën jetën në një aksident në një autostradë të Piaçencës, ku u përfshinë një makinë, një kamion dhe një autobot me lëndë djegëse, i cili shpërtheu në flakë.
Aksi rrugor drejt Milanos u mbyll për disa orë derisa autoritet vunë në kontroll flakët dhe pastruan karrexhatën, duke shkaktuar kështu dhe radhë të gjata.

Sipas policisë, në aksident humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve të rënda. Në mjetin tjetër udhëtonin dy gra gjermane që arritën të zbrisnin në kohë kur autoboti shpërtheu në flakë.

Loading...