Demi e ka kritikuar me tone të ashpra Cakajn, të cilit i referohet edhe si “idiot” që nuk bën detyrën e tij.
Demi është shprehur:
“Ne kemi nevojë për lëvizje të lirë jo për të ikur vetë se sa për të na ardhur në Shqipëri. Në momentin kur ta mbyll hyrjen dhe të fut në listën e zezë këtu falimenti është e një pjesë të rëndësishme të ekonomisë, nga pronarë hotelesh, operatorë turistikë, kamerierë, banakierë, qiradhënës.. pra, ai cuni i vogël që e kanë vënë ministër të Jashtëm duhet ta ngrejë bythën dhe duhet të shkojë në Bruksel dhe nuk duhet ta lëvizi bythën që atje. Këtu është gjithë problemi dhe revoltën e kam me këtë idiot sepse duhet të shkojë të sqarojë njerëzit, Brukselin, nuk ka punë tjetër për të bërë ky njeri, jo të takojë Grenell. Është një kalama që e kanë vendosur atje dhe duhet të iki atje, ndjesë për fjalorin.”