Shpërthen kreu i OBSH: Nuk shqetësoheni për viktimat vetëm se ata janë të moshuar

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus në një prononcim për media ka deklaruar se është e pafalshme që njerëzit nuk janë të shqetësuar për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi vetëm se ata janë të moshuar.

“Nuk është normale të thuash, janë të vjetër. Sot nuk ka më moral. Çfarëdo moshe qoftë, i vjetër apo i ri, jeta është e çmuar, dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shpëtuar atë. Jeta e një njeriu vlen përtej moshës”.- u shpreh kreu i OBSH.
Sipas shifrave të raportuara në OBSH, 88% e personave që kanë humbur jetën në Europë janë persona të moshuar të dalë në pension mbi 65-vjeç. Gjithashtu shumica e vdekjeve në mbarë globin kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve.

Loading...