Makina e juristit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët këtë të enjte në rrugën “Kuvajti” në Tiranë.
Mësohet se ka qenë një defekt në makinë që ka shkaktuar flakët. Ai nuk është lënduar, por ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Loading...