Në nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër ka rënë zjarr. Flakët kanë përfshirë nënstacionin dhe një pjesë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike.
Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.
Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.
Loading...