Shpërthen në mallkime gazetarja: “O fermer të zente haku i bebes time që ushqej akoma në bark o monster që me shtive në mallkime që në pikë të mengjesit!”

Gazetarja ka publikuar fotot e një shalqini që ka blerë, ndërsa pamjet flasin vetë për të përshkruar gjendjen e rëndë të tij.

Gazetarja e cila është edhe në pritje në një fëmije, ka shpërthyer në mllef duke filluar nga fermeri dhe deri tek kryeministri i cili vazhdimisht ka theksuar se ushqimet në vend janë të sigurta dhe se nuk ka vend për alarm.

Komenti i plotë i gazetares:
Shalqini i pare i këtij sezoni që hapa këtë mëngjes ?.

O fermer qe ke rritur këtë monstër, ty të marrte driten e syve monstra që ke rritur! Unë e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !

O fermer të zente haku i bebes time që ushqej akoma në bark o monster që me shtive në mallkime që në pikë të mengjesit! Me radhë i zëntë që nga fermeri, agronomi , ai i Aku-së, e deri tek më i madhi që del e më thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njollë të zezë qe e zeza ju mbulofte sytë mostra!

A ka kontroll në ketë vend, në fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukrurat berë palë me ta? Ai ligji që të denohen me tre vjet burg ku është??

Loading...