Ngjarja e rëndë në Kamëz e pak ditëve më parë, ku një 6-vjeçare është dhunuar barbarisht nga babai i saj, dhe dyshohet se është përdhunuar me dijeni të mamasë së saj, ka tronditur shumë mbarë opinionin publik shqiptar.
E ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News mbrëmjen e sotme ishte psikologia Klorinda Serani, e cila ka dënuar mjaft ashpër mos reagimin e gjithë institucioneve dhe shoqerisë në tërësi për ngjarje kaq të rëndë.
Ndër të tjera, psikologia kërkoi që ky baba të bëhet shembull, në mënyrë që të mos i shkojë mendja askujt të përsërisë rastin.
“Të mos merremi tani që ndodhi, por të mos lejojmë të ndodhi. Që nga nëna, nga fjalët e saj. Përderisa e lindi atë fëmijë duhet të ishte nënë. Por përse nuk është parë nga kopshti i saj, nga gjyshi dhe gjyshja? Po njerëzit përreth përse nuk kanë reaguar kur kanë parë se nëna nuk është e përkushtuar. Nuk ishin të vetme shenjat. Po të nxirat e hershme pse nuk janë parë. Të dëgjohet dhe të veprohet. Çfarë duhet të ishte bërë që të mos ndodhte. Duhet të bëhet shembull ky individ që mos guxojë njeri ta bëjë më”, tha psikologia.
Ajo shtoi se të tillë njerëz si babai që përdhunoi vajzën në Kamëz nuk meriton të quhet burrë.
“Fatkeqësisht kemi hasur kështu rastesh në punën e përditshme dhe i kemi dërguar te psikiatri. Thjesht sjellin pretekstin e sjelljes jo të mirë të fëmijës. Roli i psikologut kalon te psikiatri dhe ka raste te gjykatësi, polici. Por të gjithë këta së bashku duhet të jenë bashkëpununues. Kemi pasur raste kur burra, nuk janë burra, njerëzit të tillë thonë në burg do shkoj, do ha, do pi, tv do shoh. Alarmet duhet të ngrihen jo vetëm kur ka shenja, por deri kur ka një mbyllje të fëmijës”, tha ajo.
E pyetur a duhet të hiqet e drejta e prindërimit për të tillë prindër, ajo u shpreh se nuk duhet të shkohet fare në të tilla situata.
“Ti ke zgjedhur të jesh prind dhe nuk të ka detyruar askush. Përderisa ke zgjedhur të jesh prind ke detyrime. Dhunim është të mos i përkushtohesh fëmijës, ta lejosh të rrijë gjithë ditën në telefon. Ky ështe ekstremi i dhunimit. Këta njerëz jo vetëm të jenë shembull, por nuk duhet të quhen njerëz. Të marrim masat paraprakisht që të mos ndodhi. Ndoshta edukatorët kanë frikë të reagojnë. Ndoshtja prindi mund të jetë dhe kriminel, por nuk ka justifikim heshtja. Më bën përshtypje ndërgjegja e një mësuesi, sepse e ka larë dhe ndërruar këtë fëmijë dhe mos bëjë asgjë për një fëmijë, që mund të ishte fëmija im”, deklaroi ajo.
Në fund, psikologia u ndal te gjendja e vajzës. Klorinda Serani tregoi se mjekët po luten që vajza të vijë në jetë sërish.
“Fëmija është në intensiv, rëndë shumë. Doktorët janë shprehur që urojnë të vijnë në jetë brenda 72 orësh, aq rëndë është situata. Këto i kam informacilne spt në drekë. Janë të freskëta si informacion. Urojnë që fëmija të vijë në jetë. Nëse kemi abuzimin psikologjik dhe ky ka efekte negative në jetën e fëmijës. Frikë, paqartësi, introvert. Ne mendojmë se fëmija nuk arrin të ëprceptojë jetën, por e përcepton më mirë se ne. Ky fëmijë ka frikën për të vazhduar jetën