Ronela Hajati ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ku përballë pyetjeve të fëmijëve ka sqaruar edhe njëherë statusin e saj në jetën private.
Edhe pse është përfolur për një kohë të gjatë për një romancë me Yang Zerkën, Ronela nuk e ka pohuar kurrë publikisht. Ajo ka deklaruar se me këngëtarin korçar ka një raport miqësor dhe asgjë më tepër.
Pavarësisht spekulimeve që janë thënë e shkruar për ta vitin e fundit, Ronela tha sonte nga anija e Piter Panit: “Unë jam më e padashuruar se kurrë. Më ka shumë mirë kjo periudha e karantinës, sepse jam fokusuar më shumë në punë… Kam shpresë se Zoti i të gjithëve ka një plan për të gjithë, kështu që… “, – tha Ronela.
(BalkanWeb)