Ai vendosti ta ndante këtë postim në “Ditën e Nënës”, megjithatë reagimet kanë qenë të ashpra.
“Urime dashuria e jetës sime. Urime Ditën e Nënës, nëna ime”,-shkruan Maluma bashkëngjitur fotos së publikuar.
Maluma e ka mbështjellë nënën e tij, Marlli Arias me dy duart në fytyrë dhe e ka puthur në buzë.
Shumë prej ndjekësve hodhën dyshimet nëse kjo puthje ishte normale apo e çuditshme. Ndërsa një përdorues në Tëitter ka shkruar:
“Puthja e Malumas me nënën e tij duket shumë pasionante”.
Maluma nuk ka reaguar më tej për replikat, por përkundrazi është duke promovuar albumin e tij të ardhshëm. Të hënën, Maluma ndau një video promocionale mbi projektin, që tregon veten duke ecur rreth asaj që duket të jetë një planet rozë.