Shpërthen vullkani Shinmoedake në jug të Japonisë

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer vullkani Shinmoedake, një vullkan që ndodhet në ishullin jugor japonez Kuçinoerab, njoftoi enti meteorologjik i Japonisë, duke theksuar se vullkani ka nxjerrë hi dhe tym i cili është ngjitur në një lartësi deri në 500 metra.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”, shkruan se “autoritetet lokale kanë shpallur alarmin e gatishmërisë së shkallës së tretë për banorët në atë ishull”.

Aktualisht nuk ka vendbanime të rrezikuara nga shpërthimi, por popullsisë i është bërë thirrje për një gatishmëri maksimale.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Shinmoedake ka ndodhur në maj të vitit 2015, duke shkaktuar evakuimin e tërë popullatës së ishullit. /atsh

Loading...