Shpërthim gazi në minierën e Martaneshit, 2 minatorë të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në një minierë në Martanesh.
Minatorë kanë mbetur të bllokuar në galeri, ndërkohë që ka të plagosur.

Nga raportimet paraprake mësohet se 6 minatorë janë ende të mbetur brenda galerisë ndërkohë që 1 i plagosur është nisur drejt Tiranës me helikopter. I plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë.

Loading...