Shpërthim i fuqishëm në spitalin Covid në Rusi, evakuohen qindra pacientë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një spital në qytetin rus të Chelyabinsk, ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi kur një bombol oksigjeni mori flakë në një spital lokal.

Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me koronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit. Të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë, morën flakë si rezultat i shpërthimit. Banorët u evakuuan me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.

Disa prej raportimeve sugjerojnë se të paktën dy pacientë me koronavirus në spital, kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit pas shpërthimit, mirëpo, autoritetet lokale i kanë mohuar raportet e tilla.

Një vlerësim i hershëm i incidentit sugjeroi se rrjedhja dhe zjarri pasues ishin shkaktuar nga instalimi jo i duhur dhe nga menaxhimi jo i duhur i rezervuarit të oksigjenit.

Loading...