Mbrëmjen e djeshme një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në ambientin e një lokali në qytetin e Përrenjasit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëmtime të pjesës materiale të lokalit si dhe thyerje të xhamave të disa ambienteve pranë biznesit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:30. Pronar i ambientit ku ndodhi shpërthimi është Agim Kokonozi. Sipas informacioneve konfidenciale, konflikti ka nisur për pronësinë e lokalit në fjalë ku është vënë lënda plasëse.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve të krimit.
Njoftimi i policisë:
Librazhd/Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.