Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Tiranë.
Policia njofton se lënda plasëseështë vënë afër murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare.
Tiranë/Informacion Paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në afërsi të murit rrethues të një objekti që shërben si pikë transferte monetare në pronësi të shtetasit P. K dhe në afersi të baneses në pronësi të po këtij shtetasi dyshohet të ketë shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoritëve.
Loading...