Shpërthime të fuqishme në Kiev, bombardohet pallati 12-katësh, disa të plagosur, ja çfarë po ndodh

Sot është dita e 21-të e pushtimit rus të Ukrainës. Negociatat ruso-ukrainase do të vazhdojnë edhe sot mes Rusisë dhe Ukrainës, përmes një video-konference

Liderët e NATO-s do të zhvillojnë një takimi javën e ardhshme në Bruksel të Belgjikës, ku në axhendë do të jetë lufta Rusi-Ukrainë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden planifikon të qëndrojë në Evropë në ditët në vijim. Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si kriminel lufte dhe dënon veprimin rus në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se bisedimet e paqes me Rusinë kanë filluar të “duken më realiste”, por se nevojitet më shumë kohë për të bërë përparim. “Takimet vazhdojnë dhe jam i informuar se qëndrimet gjatë negociatave tashmë tingëllojnë më realiste, por duhet kohë për vendime që do të jenë në interes të Ukrainës”,

Sirenat e alarmit ranë para agimit në disa qytete të Ukrainës dhe qytetarët u paralajmëruan të shkonin në strehimore. Sirenat u dëgjuan në Kiev, Lviv, Ivano-Frankivsk, Odessa, Dnieper, raportuan mediat lokale dhe gazetarët në terren, raporton “BBC”.

Trupat e Vladimir Putin kanë kapur një spital në Mariupol dhe po mbajnë peng 500 ukrainas, duke i përdorur ata si mburoja ndërsa sulmet në qytetin jugor vazhdojnë. Forcat ruse mblodhën 400 njerëz nga shtëpitë Në spitalin numër dy të portit detar, së bashku me 100 mjekë dhe pacientë që ishin brenda dhe po refuzojnë t’i lënë ata të largohen, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko. Terrori erdhi si përgjigje ndaj evakuimit të furishëm diku tjetër në Mariupol, me rreth 20,000 njerëz që u larguan nga qyteti i rrethuar përgjatë një korridori humanitar, të cilat pretendohet se janë kalime të sigurta që lejojnë civilët të ikin nga Ukraina.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se do të mbledhë një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel.

Federata Ruse nuk duhet të jetë më një vend anëtar i Këshillit të Evropës. Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se Rusia u largua zyrtarisht nga Këshilli i Evropës, organi përgjegjës për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut me qendër në Strasburg, por se mbetet e hapur për bashkëpunim me anëtarët e kësaj organizate.

Loading...