Një shpërthim i fuqishëm hodhi në tokë një hotel në qytetin grek të Kastorias.
Forca e madhe e shpërthimit shkaktoi panik te banorët, ndërsa e gjithë godina e hotel “Tsamis” u rrafshua.
Dyshimet flasin për një rrjedhje gazi si shkak për shpërthimin, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
“Nuk e di si ndodhi. Presim hetimet e zjarrfikësve“, tha për “Protothema” pronari i hotelit.
Policia greke vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit.
Shpërthimi ndodhi pak minuta pas mesnate, ndërkohë që hoteli në fjalë kishte gjithësej 77 dhoma ndërsa copat e xhamit kanë fluturuar deri në një distancë prej 80 metrash.
Loading...