Një 10-vjeçar sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i një kapsolle. Burime nga vendngjarja bënë me dije se i mituri ka pësuar dëmtime serioze në duar , bark dhe fytyrë.
Nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes e cila fatmirësisht nuk është kthyer në tragjedi, raporton Balkanweb.
I mituri është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime të besueshme konfirmuan se i dëmtuar nga shpërthimi është djali i Drejtorit të OSHEE për Librazhdin.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur të gjitha provat e gjetura aty si dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm për rreth vendit ku ndodhi shpërthimi i kapsollës.