Shpërthimi në Yzberisht, pronarja djegie në masën 20-25% të trupit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në byrektoren sot në Yzberisht.

Punëtorja e byrektores, Ardiana Mesi ndodhet tek Trauma ndërsa pronarja Klodiana Simeci tek Pavioni i Djegies ne QSUT.

Bëhet e ditur se Ardiana Mesi është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë po vijon konsultat pasi ka lëndime ne pjesën e syrit.

Ndërkohë për Klodiana Simecin po kryhen te gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Ajo ka pësuar djegie në masën 20-25% të trupit dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Loading...